Zyrtare: Tobidos transferohet të gjiganti evropian

20:22 | 15 Janar 2020

Synimi i Milanit sapo u zyrtarizua të Schealke 04.

Barcelona dhe Schalke 04 kanë arritur marrëveshje për huazimin e Jean Clair Tobidos te skuadra gjermane deri më 30 qershor, për një shumë prej 1.5 milionë euro.

Sipas njoftimit të Barcelonës, Schalke ka huazuar Tobidos me të drejtën e transferimit të përhershëm prej 25 milionë euro në fund të sezonit.

Nëse Schalke shfrytëzon këtë opsion dhe transferon lojtarin, Barcelona do të ketë sërish mundësinë e riblerjes, për 50 milionë euro.

Vlen të ceket se Tobido te Barcelona është transferuar nga Toulouse, dhe për skuadrën katalane ka zhvilluar pesë ndeshje.

Komento: