Milan e deklason Spalin, thyen këtë record!

20:35 | 15 Janar 2020

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rosonerët kanë mposhtur Spalin në “San Siro” me rezultat 3-0 edhe pse me mungesë të disa lojtarëve si Donnarumma e Ibrahimovic.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Piatek, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Castillejo një minut para përfundimit të pjesës së parë me një gol të bukur.

Edhe më të bukur golin e realizoi Theo Hernandez në minutën e 66-të të ndeshjes.

Kjo është fitorja e parë e Milanit këtë sezon me tri gola epërsi.

Në çerekfinale Milani do të takohet me Torinon dhe ndeshjen e luan përsëri në “San Siro”.

Komento: