
A ka Lidhja Demokratike e Kosovës, emër për president të vendit.
Sekretari Organizativ i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se LDK nuk ka emër për propozimin për president të vendit.
Ai ka thënë se kërkesa e VV’së për të ditur emrin tani për propozimin e LDK’së nuk është e arsyeshme.
“Nuk kemi emër për president. Kur vjen koha do ta nxjerrim gjatë vitit”, ka thënë Abrashi.
“LDK i ka standartet më të larta se VV’ja. Kemi traditë në propozimin nëpër pozita”
“nuk e shoh të arsyeshme të dalim tash me emër”, ka shtuar ai.