PSG apo Barcelona, Neymar jep përgjigjen e fundit

15:50 | 17 Janar 2020

Neymar është i vendosur që përfundimisht të qëndrojë në Paris.

Neymar është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.

“ESPN” raporton se ylli brazilian është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij në Parc des Princes, përcjell lajmi.

Neymar gjatë vitit të fundit spekulohej me rikthim tek Barcelona.

Mirëpo, drejtuesit e klubit të pasur nga Ligue 1 refuzuan shitjen e tij.

Andaj, 27 vjeçari tani duket se është bindur për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

Neymar është një prej futbollistëve kryesorë tek skuadra kampione e Francës.

Komento: