Roma gjen zëvendësuesin e Zaniolos

17:42 | 18 Janar 2020

Roma po konsideron të bëjë një ofertë për Adnan Januzaj të Real Sociedad, teksa ata kërkojnë të zëvendësojnë të dëmtuarin Nicolo Zaniolo.

Raportet në Itali pretendojnë se klubi kryeqytetas po shqyrton disa oferta, duke përfshirë Cristian Pavon të LA Galaxy dhe Xherdan Shaqiri nga Liverpool.

Por ish-ylli i Mançester United, Januzaj është bërë një nga objektivat e tyre kryesorë dhe ata po peshojnë një ofertë kredie./ORAinfo/

Komento: