
Lionel Messi, ka rekomanduar që Barcelona të nënshkruajë shokun e tij të Argjentinës Sergio Aguero, raporton Mirror.
Trajneri i ri Quique Setien me sa duket zhvilloi një takim një-në-një me Messin pasi mori ekipin e tij të ri për stërvitje,përcjell ORAinfo.

Mesi raportohet se beson se Aguero do të ishte zëvendësimi i përsosur për Luis Suarez, i cili mund të ishte jashtë për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju./ORAinfo/
