Brenda 24 orëve, 64 aksidente në Kosovë

13:49 | 19 Janar 2020

64 aksidente në Kosovë janë raportuar gjatë 24 orëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 64 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, 19 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 45 aksidente të tjera me dëme materiale.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 1092 tiketa.

Gjithashtu, policia ka arrestuar 20 persona. 17 janë në mbajtje ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Komento: