
Atletico Madrid, ka bërë një ofertë prej 10 milion eurosh për të nënshkruar Edinson Cavani këtë muaj, por Paris Saint-Germain po refuzon ta lejojë atë të shkojë.
Sulmuesi do të jetë i lirë në qershor kur skadon kontrata e tij me kampionët francezë, por Diego Simeone beson se shton fuqi të rëndësishme për ekipin e tij, përcjell ORAinfo.

Edhe pse Atletico ka rekordin e tretë më të mirë mbrojtës në La Liga, ata kanë sulmin më të dobët të shtatë skuadrave më të mira të repartit spanjoll, duke shënuar vetëm 22 gola në 20 ndeshje./ORAinfo/