Pse nuk ia dha dorën Thaçit, kjo është përgjigja e Walkerit

15:23 | 19 Janar 2020

William Walker ka mbajtur një takim me Hashim Thaçin.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Walker ndër të tjera ka folur edhe për videon e manipuluar në të cilën pretendohej kinse ai nuk ka dashur t’ia japë dorën Thaçit.

Walker ka kërkuar që të mos trajtohen gjërat në atë mënyrë dhe për t’i hequr të gjitha dyshimet, ai e ka përqafuar sërish Thaçin.

“Ju lutem mos i trajtoni gjërat sikurse atë ditë gjatë vizitës sime në Reçak kur unë isha duke ja dhuruar Thaçit një libër – një gazetar mendoi se aty ndodhi diçka shumë veçantë – se unë nuk ia dhashë dorën Presidentit Thaçi”.

“Pra nëse nuk e keni bezdi, unë dua t’ja shtrëngoj dorën atij edhe njëherë”.

Komento: