
Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta thotë se bisedimet me agjentin e Christian Eriksen janë duke vazhduar ndërsa skuadra e Serie A dëshiron ta tërheqë atë nga Tottenham në janar.
Marrëveshja aktuale e lojtarit është vendosur të skadojë në fund të sezonit dhe ai ka qenë i lidhur me një transferim në San Siro për muaj të tërë, përcjell ORAinfo.

Marotta pranoi se nuk është i sigurt nëse skuadra e tij do të jetë në gjendje të përfundojë negociatat gjatë këtij muaji, ndërsa gjithashtu diskutoi interesin e tyre për Giroud dhe Moisiun./ORAinfo/
