Liqeni artificial në Bardh të Madh mbetet pa ujë

17:23 | 19 Janar 2020

Liqenet e Kosovës, rrezikojnë të mbesin pa ujë.

Moti i ligë që ka mbretëruar kohëve të fundit, ka bërë që shumë liqene të mbesin pa ujë.

Kjo ka ngjallë reagime dhe shqetësime të shumta, pasi edhe në Liqenin e Badovcit dhe Batllavës, ka rënë dukshëm niveli i ujit, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, në Dheun e Trakës së Bardhit të Madh ndodhet një liqen artificial, i cili varet kryesisht nga reshjet e shiut e borës, e në mungesë të tyre, shikojeni se në çfarë gjendje është momentalisht.

E, mungesa e reshjeve atmosferike po vazhdon të sjellë edhe rrezik në ajrin e ndotur.

Komento: