Deputeti i VV-së “godet” Thaçin: Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën

20:29 | 19 Janar 2020

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka hedhur akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi sot ka deklaruar se kryetari i VV-së, Albin Kurti, duhet të vijë të marrë mandatin e kryeministrit, ose ta refuzojë atë.

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi kërkon nga Kurti të vijë të marrë mandatin për krijimin e qeverisë, që prej takimit mes të dyve me datën 6 janar.

Tutje Bajqinovci e krahason rolin e presidentit në këtë situatë, sikur atij të noterit.

Postimi i plotë:

“Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite. Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës. Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë.

Komento: