Presidenti Thaçi fton sot në takim Albin Kurtin për mandatim

10:17 | 20 Janar 2020

Hashim Thaçi e fton Albin Kurtin për mandatim në orën 12:00.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pasi që e ka pranuar letrën e Vetëvendosjes, për mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër, e ka ftuar atë për një takim në zyrën e tij, në ora 12:00.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një letre dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi, e ka propozuar kryetarin e saj Albin Kurti për mandatar të Qeverisë.

Nominimi i Kurtit vije, pavarësisht se negociatat ndërmjet VV-së dhe LDK-së për koalicion kanë ngecur.

Të dy palët, aktualisht janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, ndërkohë që takime të reja ndërmjet tyre nuk janë paralajmëruar.

Komento: