
AC Milan, arriti të rrëmbejë të tre pikët kundër Udineses, duke shënuar golin fitues në minutën e 93-të.
Duke pasur parasysh situatën e kuqezinjve, marrja e tre pikëve është gjithçka që ka rëndësi, megjithëse performanca mund të kishte qenë pak më e mirë nga ekipi i Piolit,përcjell ORAinfo.

Heroi i madh ishte Ante Rebic, i cili doli në fushë para fillimit të pjesës së dytë.
Kroati shënoi golin e 1-1 pas vetëm tre minutash dhe më pas shënoi golin vendimtar 3-2 me vetëm sekonda për të fituar ndeshjen.
Një tifoz arriti të kapë golin në video, të cilën mund ta shihni më poshtë.
