Historia e dhimbshme e gruas shqiptare, i shpëtoi kancerit por jo grabitësve!

12:25 | 20 Janar 2020

I shpëtoi kancerit por jo grabitësve: Historia e dhimbshme e gruas shqiptare.

Petrit dhe Afërdita Laze gjenden në spital me nga një plumb në trup pasi ranë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Allias në Tiranë.

Pronarët e furrave “Laze” në Tiranë u përleshen me grabitësit duke mbetur të plagosur prej tyre. Petriti ka një plagë në bark, kurse bashkëshortja në këmbë.

Për fat të mirë kjo e fundit është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa ABC Neës bën me dije se grabitja nuk ishte tronditja e vetme për çiftin.

Pak kohë më parë, Afërdita kishte mundur të dilte fitimtare ndaj një tumori.

Referuar burimeve, mësohet se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm.

Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor pasi, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme, raporton abcneës.al.

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Siç shihet në pamje, vila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Komento: