
Koha e Giacomo Bonaventura në Milano mund të përfundojë pasi një rinovim mbetet i ndërlikuar aktualisht.
Siç vëren Calciomercato, Bonaventura duket se shfaqi një ringjallje pas kthimit të tij nga lëndimi, duke shënduar dy herë në tre ndeshje kundër Napolit dhe Bolonjës, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë që nga atëherë ai nuk ka shijuar të njëjtin ndikim: 30-vjeçari ishte i paqartë kundër Sassuolo, jo impresionues në humbjen 5-0 kundër Atalanta, joefektiv ndaj Cagliari dhe i njëjti në fitoren e së dielës ndaj Udineses.
E vendosur disi majtas në sistemin 4-4-2 që përdor Stefano Pioli, dhe përkundër faktit se ai luajti në të njëjtin pozicion nën Sinisa Mihajlovic në 2015-16 – duke shënuar gjashtë gola dhe duke shtuar shtatë asistime ai nuk paraqitet si dikur.
Me kontratën e Bonaventura që skdon në qershor, Fiorentina janë më të interesuarit për momentin që ta transferojë atë./ORAinfo/