Dështon transferimi i yllit të Milanit në Angli

15:00 | 20 Janar 2020

Bisedimet midis Tottenham dhe AC Milan mbi Krzysztof Piatek kanë ngecur, zbulon Daily Mail.

Sulmuesi polak është parë si një zëvendësim cilësor për Harry Kane këtë sezon dhe, në moshën 24 vjeç shihet si një lojtar për të ardhmen,përcjell ORAinfo.

Por një refuzim për të përmbushur vlerësimin e tij prej 30 milion £ (39 milion dollarë) ka parë që bisedimet të ndërpriten, duke pasur kështu pak kohë të çmuar për të sjellë një sulmues të ri para se të mbyllet afati./ORAinfo/

Komento: