Marrëveshja për linjën ajrore Kosovë -Serbi, reagon Haradinaj

15:09 | 20 Janar 2020

Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arritjes së nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës-Serbi për linjën ajore, Beograd-Prishtinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komeraciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Komento: