
Drejtori Sportiv, Angel Torres, i Getafes ka deklaruar se ata janë jashtë garës për të nënshkruar anësorin e Milanit, Suso gjatë afatit kalimtar të janarit.
Spanjolli nuk ka qenë në XI fillestar për asnjë nga tre ndeshjet e fundit të kuqezinjve, duke çuar në spekulime të forta se koha e tij në San Siro mund të jetë drejtë të fundit, përcjell ORAinfo.

Madje u raportua javën e kaluar nga gazeta il Corriere della Sera se vendimi për tu larguar është i ndërsjellë pasi Suso ndryshoi kohët e fundit agjentin e tij – shpreson të gjejë një klub të ri këtë muaj.
Një rikthim në Spanjë ka qenë opsioni më i ndjekur, me Alfredo Pedulla që pretendon se Getafe, Sevilla dhe Valencia kanë pyetur të gjithë për 26-vjeçarin, i cili ka një gol deri më tani në të gjitha garat këtë sezon.
Sidoqoftë, drejtori sportiv i Getafe, Angel Torres, tani ka tërhequr klubin me qendër në Madrid nga kandidimi për Suso.
“Suso nuk na intereson ne,” i tha ai TuttoMercatoWeb.com./ORAinfo/