Ambasada Brinatike e mirëpret dekretimin e Kurtit për kryeministër nga Thaçi

16:23 | 20 Janar 2020

Ambasada e Britanisë së Madhe përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook ka mirëpritur dekretimin e Albin Kurtit nga presidenti Thaçi.

Sipas Ambasadës Britanike, politikanët e zgjedhur duhet të shfaqin kurajo dhe kreativitet për formimin e qeverisë.

Ja komunikata e plotë :

Ne mirëpresim dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë së re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Dëshira dhe shpresa e tyre për ndryshim është shfaqur qartë me 6 tetor, kjo meriton të respektohet.

Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre duhet që të shfaqin kurajo dhe kreativitet për të formuar një qeveri që reflekton në dëshirën e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për progres të shpejtë në negociata, në emër të tolerancës dhe bashkëpunimit.

Komento: