Barcelona zyrtarizon transferimin e yllit shqiptar

19:59 | 20 Janar 2020

Rei Manaj ka arritur marrëveshjen për kalim tek Barcelona.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, është transferuar te skuadra e Barcelonës, përcjell lajmi.

Manaj për pjesën e mbetur të sezonit do të luajë me skuadrën B të Barcelonës.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit të yllit shqiptar te Barcelona e ka konfirmuar faqja zyrtare e katalanëve.

Manaj ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 dhe Barca i ka vendosur klauzolë prej 50 milionë eurove.

Komento: