
Kalimi i Bruno Fernandes, te Manchester United raportohet se po mbahet “peng”nga një klauzolë e pazakontë kompensimi, e përfshirë në kontratën e tij.
United ka qenë në gjendje të përfundojë një marrëveshje për Portugezin përpara afatit të 31 janarit, pavarësisht konkurrencës së përfolur nga rivalët Manchester City, përcjell ORAinfo.

Daily Record sugjeron që oferta fillestare e Djajtëve prej 50 milion ka qenë e strukturuar rreth një klauzole që i jep të drejtë Fernandes dhe agjentit të tij Miguel Pinho për një pagesë prej 5 milion € (4.27 milion) që duhet të paguhet plotësisht.
United thuhet se kanë përfshirë një numër shpërblimesh të lidhura me performancën në ofertën e tyre për klubin portugez, duke përfshirë pagesa të njëfishtë nëse fitojnë Premier League ose Champions League./ORAinfo/