
Manchester United, raportohet se po përgatit një ofertë prej 43 milionë për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele për të kompensuar humbjen e Marcus Rashford.
Djajtë e Kuq mund të jenë pa golashënuesin më të mirë, Rashford për deri në tre muaj për shkak të një frakture që pësoi në fitoren e Kupës së FA kundër Wolverhampton Wanderers javën e kaluar,përcjell ORAinfo.

Ole Gunnar Solskjaer besohet se po kërkon treg për një golashënues dhe, sipas FootMercato, Dembele është identifikuar si një kandidat i mundshëm për të mbushur boshllëkun./ORAinfo/