
Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali është shënjestruar nga klubet më të mëdha në Evropë këtë verë, me Inter dhe Juventus gati për të hyrë në një garë të ashpër.
Pronari, Massimo Cellino nuk ka ndërmend të shesë yllin këtë dimër dhe 19-vjeçari mund të bëhet tema e një lëvizje të madhe këtë verë, përcjell ORAinfo.

Pas 19 ndeshjeve dhe një gol për ekipin e tij, Tonali raportohet se është shënjestruar nga dyshja e Serie A Inter dhe Juventus, ndërsa Paris Saint-Germain mund të jetë në kërkim për ta rrëmbyer atë.
Gianluca Di Marzio është ai që shkruan se klubet më të larta po shikojnë italianin dhe pretendojnë se Manchester City është në garë për lojtarin premtues./ORAinfo/