Lajm i madh: Shkencëtarët mund të kenë gjetur shërimin e të gjitha llojeve të kancerit

12:00 | 21 Janar 2020

BBC raporton se shkencëtarët mund të kenë gjetur shërimin e të gjitha llojeve të kancerit.

Një pjesë e zbuluar së fundmi e sistemit tonë imunitar mund të shfrytëzohet për të trajtuar të gjitha kanceret, thonë shkencëtarët.

Ekipi i Universitetit Cardiff zbuloi një metodë për të shkatërruar kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe të tjera në testet laboratorike, shkruan BBC.

Gjetjet, të botuara në Nature Immunology, nuk janë testuar te pacientët, por studiuesit thonë se kanë “potencial shumë të madh”.

Ekspertët thanë se megjithëse puna i është ende në fazën fillestare, ishte shumë emocionuese.

Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit kundër infeksionit, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze.

Shkencëtarët po kërkonin mënyra “jokonvencionale” të pazbuluara më parë që sistemi imunitar të sulmojë në mënyrë të natyrshme tumoret.

Ajo që gjetën ishte një qelizë T brenda gjakut të njerëzve. Kjo është një qelizë imune që mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ekziston një kërcënim që duhet të eliminohet.

E kjo mund të sulmojë një gamë të gjerë kanceresh.

“Ka një shans për të trajtuar çdo pacient,” i tha BBC-së studiuesi Prof Andreë Seëell.

“Më parë askush nuk besonte se kjo mund të ishte e mundur”, shtoi ai, përcjell periskopi.

Komento: