
Mesfushori në pronësi i Romës Steven Nzonzi është afër bashkimit me skuadrën e Premier League në West Ham.
Raporti detajon se si 31-vjeçari francez, i cili aktualisht është në një huazim të sezonit me ekpin turk, Galatasaray, është vlerësuar shumë nga ekipi angel, të cilët po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre këtë muaj. Një marrëveshje midis Romës dhe klubit anglez tani po shikon më afër dhe më afër, përcjell ORAinfo.

Nzonzi, i cili është akoma i kontraktuar me Giallorossi deri në vitin 2022, ka pasur një kohë mjaft të heshtur në huazim në Turqi.
Ai ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat, duke siguruar një asistencë në atë kohë. Ai nuk arriti të vendoset në kryeqytetin italian pas lëvizjes së tij nga skuadra spanjolle Sevilla në verën e vitit 2018, duke shënuar vetëm një gol dhe siguroi dy asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat./ORAinfo/