
Suso vazhdon të lidhet me një largim këtë muaj nga Milan.
Në Javët e fundit, Spanjolli kishte qenë shumë zhgënjyes për AC Milan, i cili ka nxitur zërat për një largim të mundshme përpara se të mbyllet dritarja e transferimit, përcjell ORAinfo.

Tani që Suso aktualisht është pa agjent, ai po zhvillon personalisht bisedimet me Milanin për të diskutuar të ardhmen.
Tani për tani, ideja më konkrete është një marrëveshje e shkëmbimit me Romën për Cengiz Under.

Nga ana tjetër, Milani nuk e shtyu Nr.8 të largohej gjatë takimit. Në fakt, rezultati i takimit ishte pozitiv dhe në ditët në vijim do të ketë më shumë azhurnime mbi situatën e tij./ORAinfo/