
Lyon po dëshiron ta mbajë edhe më gjatë në skuadër, Moussa Dembelen.
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka ritheksuar dëshirën e tij për të mbajtur Moussa Dembele në klub, pas spekulimeve për një ofertë nga Manchester United.
23-vjeçari është lidhur si një objektiv i mundshëm prej 50 milionë eurove për Ole Gunnar Solskjaer pas një dëmtimi afatgjatë të sulmuesit Marcus Rashford.
Rashford do të jetë për të paktën gjashtë javë jashtë fushave, me disa që pretendojnë madje që është figura kryesore e klubit, duke lënë Anthony Martial dhe 18-vjeçarin Mason Greenëood si golashënuesit më të besueshëm të United, përcjell lajmi.
“Lojtarët tanë shpesh janë objektiva transferimi”, u tha presidenti Aulas gazetarëve.
“Ne duam që Moussa Dembele dhe Lucas Tousart [i lidhur me Hertha Berlin] të qëndrojnë”.
“Ky i fundit ka marrë oferta të konsiderueshme. Nëse ai largohet, ne do të duhet ta zëvendësojmë së pari”.
“Por unë mendoj se ata do të qëndrojnë. Tani nuk është koha që ne të dobësojmë ekipin tonë”, u shpreh ai.