Lajmi i fundit nga Anglia: Piatek transferohet në Manchester United

18:32 | 21 Janar 2020

Manchester United ka nisur gjauhun për ta transferuar sulmuesin polak të Milanit Krzysztof Piatek.

Daily Express raporton sot se dëmtimi i sulmuesit 22-vjeçar anglez, Marcus Rashford ka detyruar ‘Djajtë e Kuq’ të kërkojnë një zëvendësim të shpejtë në tregun e transferimeve, përcjell ORAinfo.

Emri i Piatek është shfaqur në radarin e klubit anglez, me kuqezinjtë të hapur për të shitur sulmuesin polak 24-vjeçar.

Negociatat aktualisht bazohen në një marrëveshje kredie për Piatek, me kuqezinjtë duke kërkuar një përfshirje për një klauzolë të opsionit të blerjes.

Piatek, i cili është kontraktuar me klubin milanez deri në vitin 2023, ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon për gjithsej 1279 minuta.

Në këtë kohë, Piatek ka shënuar pesë gola dhe ka siguruar një asistim, duke luftuar për të arritur deri në formën që gjeti sezonin e kaluar. /ORAinfo/

Komento: