
Manchester United po interesohet në transferimin e lojtarëve të rinj.
Sipas një raporti të The Sun, Manchester United ka bërë ofertë 30 milionë funte për mesfushorin e Birmingham, Jude Billingham.
16 vjeçari po shihet si njëri prej supertalentëve dhe lojtar i të ardhmes.

Pavarësisht moshës ai ka bërë 25 paraqitje për skuadrën e Championship këtë sezon.
United janë vetëm njëra nga klubet vendore që e përcjellin Bellingham, i cili po ashtu kërkohet nga Liverpool, Manchester City, Arsenal, Bayern Munich dhe Dortmund.