
AC Milan javën që lam pas e mposhti Udinesen me një përfundim dramatik. Golat për Milanin i shënuan Ante Rebic (2 gola) dhe Theo Hernandez.
Edhe pse Zlatan Ibrahimovic nuk shënoi gjatë kësaj ndeshje, prania e tij u ndje sërish në fushë.
Sulmuesi 38 vjeçar ka ndihmuar në ringjalljen e Milanit që nga ardhja në klub, dhe prania e tij i ka dhënë zemër ekipit kuqezinj, përcjell ORAinfo.

“Ibra nuk mund të shënojë çdo ndeshje. Ai është akoma një lojtar mahnitës, por njerëzit duhet të marrin në konsideratë formën e tij fizike dhe moshën e tij. Edhe kështu, prania e Ibrës është ndjerë tashmë të Milan”, thonë zyrtarë nga Casa Milan.
Sipas tyre, Zlatan do të jetë motiv shtesë i lojtarëve për të rikthyer lavdinë e Milanit. /ORAinfo/