Arsenali dhe Barcelona do të takohen javën e ardhshme për të negociuar një marrëveshje për Denis Suarez, raporton Mundo Deportivo përcjell ORAinfo.
Topçinjtë kanë qenë të lidhur me mesfushorin që ka luajtur vetëm 17 minuta në La Liga këtë sezon dhe është në kërkim të largohet nga Camp Nou.
Suarez është i hapur për një ribashkim me ish- trajnerin e tij të Sevillas, Unai Emery dhe shpreson të gjejë stabilitet me ekipin e Premier Ligës./ORAinfo/