E bujshme, Adnan Januzaj sot mund të arrijë marrëveshje me gjigantin nga Serie A

10:25 | 22 Janar 2020

Adnan Januzaj pritet të largohet nga klubi spanjoll, Real Sociedad gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interesim për të ka shprehur gjiganti nga Serie A, Roma. Calciomercato raporton se agjenti i lojtarit do të takohet sot me drejtuesit e Romës për të rënë dakord për një marrëveshje.

Raporti detajon se si Giallorossi janë në kërkim të një sulmuesi të ri pas dëmtimit të rëndë të Nicolo Zaniolo, përcjell ORAinfo.

E Januzaj i cili ka kontraktë me klubin spanjoll deri në vitin 2022, është identifikuar si një zëvendësim i duhur, duke marrë parasysh kohën e tij në Premier League me Manchester United dhe Sunderland.

Sulmuesi 24-vjeçar ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat për gjithsej 573 minuta deri më tani këtë sezon.

Në atë kohë, ai ka shënuar katër gola dhe ka siguruar katër asistime, mbresëlënëse duke marrë parasysh mungesën e kohës së vazhdueshme të lojës që po fiton nën trajnerin Imanol Alguacil.

Sezonin e kaluar Januzaj shënoi dy gola dhe siguroi katër asistime në 24 ndeshje. /ORAinfo/

Komento: