
AC Milan, po mendon të bëjë një transferim për ish-anësorin e Atletico Madrid, Yannick Carrasco në afatin kalimtar të janarit.
Belgu aktualisht po luan për një klub kinez të Super League (CSL) Dalian Yifang dhe është lidhur me një lëvizje përsëri në Evropë, përcjell ORAinfo.
Nga ana tjetër, Milani po kërkon të nënshkruajë lojtarë që mund të ndihmojnë në përmirësimin e departamentit të tyre sulmues për pjesën tjetër të fushatës.

Sa i përket raportit të fundit, hierarkia e klubit tani po vlerëson mundësinë e bërjes së një lëvizje për 26-vjeçarin në dritaren e transferimit në vazhdim./ORAinfo/