‘Bye Bye’ Milan, Calhanoglu transferohet të gjignati i Premierligës

09:52 | 23 Janar 2020

Hakan Calhanoglu nuk është duke i kaluar ditët me të mira në Milan. Kjo ka bërë që lojtari turk të kërkojë skuadër të re.

Corriere dello Sport raporton sot se intresim për mesfushorin turk ka shprehur gjiganti anglez, Arsenal, përcjell ORAinfo.

Calhanoglu ka qenë i lidhur me një largim nga ‘San Siro’ edhe në të kaluarën, pasi nuk ishte në gjendje të siguronte vendin e tij në 11-shën startuese.

Mirëpo raportet e fundit nga Italia raportojnë se Arsenal është i interesuar të nënshkruajë qysh në janar me Calhanoglu.

Arsenal është i gatshëm ta transferojnë lojtarin në Angli, në një marrëveshje kredie në dritaren e transferimit në janar. /ORAinfo/

Komento: