
Arsenal ka marrë vendimin për talentin e skuadrës.
Arsenal ka bërë gati kontratë të re për Gabriel Martinellin pas interesimit nga Real Madrid për transferimin e tinejxherit brazilian.
Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se Martinelli do të shpërblehet me rritje të pagës nga 10 mijë funte në javë në rreth 30 mijë funte, edhe pse kontrata e tij e tanishme është e vlefshme deri më 2024, transmeton lajmi.
Martinelli ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Gunners, gjatë këtij sezoni.
Ai ka realizuar 10 gola në 21 ndeshje me Arsenalin.