Pas takimit me Grenell, Kurti nuk deklarohet për mediat

12:14 | 23 Janar 2020

Albin Kurti nuk flet pas takimit me të dërguarin e Trumpit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pati një takim të shkurtër në selinë e partisë së tij me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump.

Pas takimit, Grenell foli para medieve duke thënë se ishin dy mesazhe të cilat ia përcolli Kurtit. Rendësi të veçantë Grenell i ka dhënë çështjes së zhvillimit ekonomik, mesazh ky të cilin tha se do ta përcjellë edhe në Serbi.

Por kreu i LVV-së Albin Kurti nuk u tregua aspak transparent me mediat pas takimit.

Ai nuk u deklarua lidhur me takimin që pati në zyrën e tij me të dërguarin e Trumpit i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Komento: