Edhe një super-futbollist po largohet nga Juventus

14:53 | 23 Janar 2020

Emre Can do ta përfundojë aventurën e tij në Juventus.

Mesfushori gjerman do të largohet nga Torino në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton Romeo Agresti nga Goal Italia, transmeton lajmi.

Can është duke luajtur gjithnjë e më pak në formacionin e trajnerit Maurizio Sarri.

Andaj, ai tashmë ka filluar kontaktet me klubin e Borussia Dortmund në Bundesligë.

Juventus nuk do ta kundërshtojë largimin e tij dhe është në pritje të ofertës së parë nga Dortmund për të finalizuar largimin e ish mesfushorit të Liverpoolit.

Komento: