Zyrtare: Interi prezanton përforcimin e ri

16:42 | 23 Janar 2020

Skuadra e Interit tashmë është bërë me një lojtar të ri.

Interi ka prezantuar përforcimin e ri për këtë afat

Ai është sulmuesi anësor i Chelsea, Victor Moses.

Moses është i preferuar i Antonio Contes. Sa ishte në Chelsea Conte kishte arritur ta fitonte titullin me nigerianin.

“Transfer i kompletuar. Victor Moses është kaltër e zi”, ka shkruar faqja zyrtare e Interit në Tëitter.

Sipas Sky Sport, Victor Moses është i huazuar me mundësi blerje në fund të sezonit.

Komento: