Ndodh e papritura: Milani merr lajmin e ‘zi’

16:47 | 23 Janar 2020

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Milanit.

Paqueta ka kërkuar trajtim mjekësor pas hapësirës së kufizuar për lojë te skuadra e Milanit.

Paqueta nuk është duke kaluar një periudhë të mirë te skuadra e Milanit.

Sulmuesi brazilian në fitoren e fundit ndaj Udineses kaloi ndeshjen e shtatë të njëpasnjëshme në rolin e rezervistit.

Dhe, kjo i ka sjellë probleme aq të mëdha sa që ka kërkuar ndihmë mjekësore për të tejkaluar stresin dhe ankthin që ka përjetuar, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Nga klinika ai ka marrë lajme të mira për tejkalimin e problemeve.

Mirëpo, Paqueta është i vendosur të largohet nga San Siro dhe të gjejë një ekip të ri gjatë këtij afati kalimtar të janarit për të mos e humbur fanellën e Brazilit.

Komento: