Milani e humb garën për yllin e madh

16:59 | 23 Janar 2020

Duket se Milani po e humb garën për super-lojtarin.

Milan duket se do të humbin garën e merkatos, për objektivin e tyre kryesor, Dani Olmo.

Emri i Olmo lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm në ‘San Siro’, nga Dinamo Zagreb, por për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadra të tjera evropiane.

Nicolo Schira ka zbuluar se reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, me Leipzig.

Lojtari thuhet se do të fitojë rreth 3 milionë euro për vit, në kontratën me liderët aktual të Bundesliga.

Leipzig besohet të ketë paguar rreth 20 milionë euro për kartonin e ish lojtarit të Barcelonës, i cili ka shkëlqyer me skuadrën nga kryeqyteti i Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Komento: