Barcelona, ka kontaktuar Tottenham për të pyetur rreth Christian Eriksen, raporton Sky Sports.
Mesfushori sulmues është afër bashkimit me Interin këtë muaj dhe raportohet se është takuar me kryetarin e Spurs, Daniel Levy për ta bindur atë që ta linte të bashkohej me ekipin italian, përcjell ORAinfo.
Por Barca e kanë pyetur për disponueshmërinë e tij dhe mund të tërheqë atë me një ofertë këtë muaj./ORAinfo/