Emre Can, mund të largohet nga Torino dhe të kthehet në Bundesliga.
Pas shitjes, Juventus do të përpiqet të plotësojë boshllëkun e mesfushorit gjerman, përcjell ORAinfo.
Një situatë për tu vërejtur është ajo e Allan-it. Marrëdhënia e mesfushorit brazilian me Napoli është në prag të kolapsit dhe lojtari mund të largohej nga San Paolo tashmë këtë muaj.
Dhe një nga zgjidhjet mund të ishte ribashkimi i tij me Maurizio Sarri në Allianz Stadium.
Paga gjithashtu nuk do të jetë problem për Bianconeri por do të ishte e nevojshme të gjesh një marrëveshje me Partenopein./ORAinfo/