
Dani Olmo është lojtar i Leipzig.
Dani Olmo ka dëshpëruar tifozët e Milan.
Skuadra e Milan ka mësuar se ka humbur garën për shërbimet e yllit spanjoll, Dani Olmo, i cili aktualisht luan me skuadrën e Dinamo Zagreb.
Zyrtarizimi mungon akoma, por sipas raportimeve të medieve italiane, Dani Olmo është lojtar i Leipzig, transmeton lajmi.
Lojtari është pajtuar për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, me liderët aktual të Bundesliga.
Spanjolli do të fitojë rreth 2.5 milionë euro për sezon, kurse për kartonin e tij, Leipzig thuhet të ketë paguar rreth 35 milionë euro.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për kalimin e Olmo te Leipzig.