
Menaxheri i njohur i shumë lojtarëve, Mino Raiola foli pas ndeshjes në Serie A mes Brescia dhe Milano dhe preku disa tema që ishin shqetësuese për mediat.
Ai foli për sezonin e Milanit, ku këshillojë drejtuesit aktual të klubit se është më mirë të gjejnë një blerës serioz.
Ai gjithashtu ka folur edhe për kthimin e Ibrahimovicit te Milani.
“Kthimi në Milano i Ibrahimovic? Ai është duke u përpjekur të bëjë më të mirën për ekipin. Shpresoj që karriera e tij nuk do të përfundojë kurrë, por nëse ai përfundon do të duhet ta bëjë atë në një nga ekipet më të mëdha në Evropë nuk e di nëse ai mendoi aq shumë për të pranuar propozimin e Milanit, ishte koha normale për një bisedim dhe në fund gjithçka shkoi mirë. Kishte shumë alternativa, por nëse ai zgjodhi Milanin kishte të drejtë”, tha ai, përcjell ORAinfo.
Kur u pyetën për projektin aktual të Milanos që po ndërtohet nën Maldini dhe Boban:
“Nuk më pëlqen, sepse nuk mendoj se është Milano që bota e njeh. Unë nuk mendoj se është ekipi për të cilin ëndërrojnë Maldini dhe Boban. Unë as nuk mendoj se Elliott po mendon se ky është Milani i vërtetë. Unë kurrë nuk kam folur as me Gazidis ose me të tjerët, por nëse ky është Milan, atëherë ata duhet ta gjejnë një blerës sa më shpejt të jetë e mundur”, pohoi ai. /ORAinfo/