
Ricardo Rodriguez është i destinuar të largohet nga klubi këtë muaj, dhe kështu Milan po kërkon një mbrojtës të majtë në tregun e transferimeve.
Me sa duket, ata kanë gjetur rezervën e përsosur për Theo Hernandez.
Siç është raportuar ditët e fundit – dhe tani e konfirmuar nga MilanNews, Antonee Robinson është një nga zgjedhjet e para të kuqezinjve për të zëvendësuar zviceranin Rodriguez, përcjell ORAinfo.

Në fakt, negociatat tashmë janë duke u zhvilluar për 22-vjeçarin amerikan.
Sipas raportit, Boban dhe Maldini kanë intensifikuar kontaktet me skuadrën e Wigan, me shpresën që së shpejti të arrijnë një marrëveshje.
Drejtorët po punojnë për të ulur çmimin e Robinson, i cili aktualisht qëndron në 10-12 milionë euro.
Ndërkohë, ndërlikimet që ngadalësuan më parë lëvizjen e Rodriguez në Fenerbahce tani janë tejkaluar.
Prandaj, ish lojtari i Wolfsburgut është gati të lërë aventurën e tij në Milano dhe të fillojë një të re në Turqi. /ORAinfo/