
AC Milan, do ta rrëmbejë nga rivalët Inter dhe Juventus të riun e Manchester United, Tahith Chong.
Chong u bashkua me Unitedin në verën e vitit 2018 nga Feyenoord, por nuk ka bërë ndikimin që pritet prej tij pas mbërritjes së tij,përcjell ORAinfo.

20-vjeçari ka luajtur vetëm 24 minuta në Premier League dhe 164 minuta në Champions League për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer deri më tani këtë sezon.
Chong ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Interin dhe Juventusin, por tani në garë ka hyrë edhe Milan./ORAinfo/