Man Utd gjen zëvendësuesin e Solskjaer

12:03 | 26 Janar 2020

Ole Gunnar Solskjaer duket se nuk do të jetë edhe për shumë gjatë trajner i Manchester United.

Gareth Southgate është emri që prinë në listën e kandidatëve për të marrë detyrë te Manchester United, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.

Presioni po rritet mbi Solskjaer, si pasojë e jokonsistencës së skuadrës këtë sezon, dhe tashmë kanë filluar të përmenden emra për stolin.

Një nga trajnerët tjerë që është përmendur si zëvendësues potencial i norvegjezit është edhe ai i Mauricio Pochettino.

Gjithsesi, United janë të vendosur që të presin deri në fund të Euro 2020, për t’i dhënë detyrën selektorit të ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate.

Komento: