Lojërat e fatit, vihen në prang nëntë persona në Ferizaj

12:20 | 26 Janar 2020

Janë prangosur nëntë persona të akuzuar për aktivitetin, lojëra të fatit.

Nëntë të dyshuar janë prangosur sot në mesnatë në fshatin Rahovicë të Ferizajt, për shkak se janë gjetur duke luajtur lojëra të fatit në një lokal pa emër.

Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

” Janë prangosur nëntë persona të dyshuar të gjithë meshkuj K/Shqiptarë të cilët janë hasur në një lokal pa emër duke luajtur lojëra të fatit. Në cilësi të provave materiale njësitë policore nga të dyshuarit kanë sekuestruar 1088 zhetonë dhe 4 parë letra bixhozi. Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Komento: