Man Utd rrit ofertën për yllin e madh

12:52 | 26 Janar 2020

Skuadra e Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Bruno Fernandes.

‘Djajtë e kuq’ kanë nisur edhe një ofertë drejt mesfushorit portugez, tashmë me shumën e rritur.

‘Record’ raporton se United kanë nisur një ofertë prej 55 milionë eurove për mesfushorin e Sporting, transmeton lajmi.

Man United intresohet për lojtarin tash e sa kohë. Fillimisht, skuadra dështonte për trasnferimin e lojtarit gjatë verës, kurse bisedimet kanë ngecur edhe kësaj radhe, pas kërkesave të larta të Sporting.

Mbetet të shihet nëse oferta e përmirësuar do të ndryshojë mendjen e drejtuesve të Sporting.

Komento: